Rama zbulon detaje nga takimi me kreun e Emiratet e Bashkuara Arabe: Firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit për realizimin e projekteve të digjitalizimit

331125574 958869854998996 8049654522362863020 N

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Mohamed bin Rasheed al Maktoum, zëvendës presidentin dhe kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama zbulon se ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës përvojës në lidhje me zhvillimin dhe modernizimin e qeverisjes”, e cila do të mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e EBA.

“Me ftesë të Mohamed bin Rasheed al Maktoum, Zv/President dhe Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”, e cila do të na mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e EBA “, ka shkruar Rama.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×