
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se kur ai erdhi në pushtet, gjeti Bingo të vendosur te Teatri Kombëtar apo dhe disko në kalanë e Lezhës, vjen reagimi i parë nga kampi i demokratëve.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar lejen që thuhet se mban firmën e Ramës. Sipas Boçit sot Rama e mohon këtë fakt.
REAGIMI
Ja si e dha me qera Rama për bingo TEATRIN KOMBETAR tek SH. P. K YLLI BUZËMADHE, në 1999 kur ishte Ministër i kulturës.
Sot në parlament e mohoi!
Nuk është çudi, sepse çdo skandal të qeverisë së tij ai e ka mohuar.
Mendon se kështu mbrohet më mirë!