Gjykata vendosi për vulën e PD, flet përfaqësuesi ligjor i Alibeajt: Të hënën do regjistrohemi në KQZ, nuk ka gjyqtar që merr të njëjtin vendim si Zhukri

0be66132 7644 4761 Bb6c 90c142f4c17e

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, reagoi për mediat menjëherë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD.

Ai deklaroi se Apeli vendosi rikthimin në Gjykatën e Shkallës së Parë të çështjes me një trupë tjetër gjykuese, duke shtuar se ditën e hënë do të regjistrohen në KQZ.

Sefa tha se PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj që u certifikuan sot nga Apeli, dhe se çështja nuk është tek godinat apo vula, por tek mentaliteti.

Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues. Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj, do regjistrohemi ditën e hënë në KQZ.

Gjykata nuk ka asnjë mundësi të marrë vendim si Zhukri. Nuk ka gjyqtar në republikën e vendit të marrë atë vendim. PD ka organet legjitime të saj të cilat do vazhdojnë drejtimin e partisë. Nuk është çështje godinash dhe vulash, por mentaliteti. Legjitimiteti i drejtimit të partisë u certifikua sot. PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja.

Organet legjitimet të PD-së administrojnë infrastrukturën e PD-së. Edhe një herë mos më kërkoni të shpreh Nëse nuk e kuptoni unë nuk flas personalisht për vendime kolegjiale. Besoj se PD e ka mbyllur një herë e mirë që këto vendime i merr një person i vetëm. Kodi zgjedhor është i qartë, na e lini neve juristëve në dorë. PD do regjistrohet, pak por e sigurtë.

Afatet i përcakton gjykata. Unë nuk mund të flas për fitore apo gjysmë fitore, të gjitha palët duhet të reflektojnë. PD e ndihmon që të gjithë pjesët e saj të reflektojnë dhe të shërbejnë për demokratët. Vendimin e gjykatës nuk e ka në diskrecion asnjë individ, janë vendime të zbatueshme. Mos u shqetësoni për teknikalitete se si do marrim njoftimet nga KQZ. Nuk është betejë për zyra, është betejë për legjitimitetin”, tha Sefa.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×