Tirana pret Partizanin të mërkurën e 17 majit për takimin derbi, më të rëndësishmin e këtij sezoni. Dy skuadrat janë në garë për titullin kampion dhe vetëm 2 pikë është diferenca mes tyre.
Tirana, në hall për formacionin dhe zëvendësimet në derbi. Në këtë moment që flasim, bardheblutë janë në alarm lojtarësh. Skuadra është e boshatisur, aq sa Shehi në derbi zëvendësimet do t’i ketë me pikatore.
Kjo, sepse në skuadër mungojnë pesë lojtarë. Dy janë të dëmtuar dhe bëhet fjalë për Patrik e Nikqin. Tre të tjerë janë të pezulluar me kartonë. Bëhet fjalë për Zhozelin Behiratçen, Ardit Hilën dhe Florent Hasanin. Shkurt një gjysmë skuadre, që nuk do të jetë në derbi. Ama problemet e Tiranës për formacionin janë dy: sulmi dhe zëvendësimet, të cilat janë thelbësore për skuadrën bardheblu.
Të pezulluar:
Florent Hasani
Ardit Hila
Zhozelin Behiratcce
Të dëmtuar:
Patrik
Dijar Nikqi
Arena e Lajmit
” “
