
Përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” kanë depozituar sot në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit dhe numërimit për Belshin.
Sipas tyre rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ. Ata thonë se disa janë shënuar me pikëpyetje, e disa të tjera janë shkarravitur, ndërkohë që pasi janë shpallur të vlefshme i kanë kaluar si vota PS.
Po ashtu kanë depozituar dhe një video ku sipas tyre rezultojnë se në kuti ka dy fletë votimi më shumë sesa shkruhet në kuti. Një tjetër problematikë që ata kanë evidentuar është dhe shtimi i dy fletëve të votimit, dy më shumë sesa janë shënuar në kuti.
Ata kërkojnë që të ketë rinumërim në të gjitha qendrat e votimit të bashkisë Belsh.
and then