VIDEO/ Meghan Markle dhe Princ Harry priten me vërshëllima gjatë festimeve të Jubileut

meghan-markle-princ-harry-panorama-plus-1

I ashtuquajturi ‘Megxit’ mbetet polarizues.

Meghan Markle dhe Princi Harry u pritën me duartokitje nga një pjesë e njerëzve por me vërshëllimat  nga pjesa tjetër në shërbimin e kishës të premten. Brohoritjet dëgjohen teksa çifti del nga Katedralja e Shën Palit.

Gjatë shërbimit, Duka dhe Dukesha e Sussex u ulën në anën e kundërt të Princ William dhe Kate Middleton. Harry dhe Meghan u ulën me Princeshën Eugenie, Princeshën Beatrice dhe bashkëshortët e tyre përkatës, Jack Brooksbank dhe Edoardo Mapelli Mozzi.

Pavarësisht përçarjes, Meghan dhe Harry u fotografuan duke biseduar me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore gjatë festimeve. Ish-aktorja e “Suits” u pa duke qeshur me stërmbesat e Mbretëreshës.

Ndërkohë, Mbretëresha, 96 vjeç, dhe anëtarët e familjes mbretërore, duke përfshirë Charles, William, Kate dhe fëmijët e tyre, përshëndetën me dorë shikuesit nga ballkoni i pallatit.

Markle dhe Harry nuk ishin të ftuar për foto, pasi nuk janë më familjarë të Familjes Mbretërore.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×