Edi Rama anuloi mbledhjen mes dy qeverive, por në Gjakovë teknikisht është çdo gjë gati

Nga ana teknike në Gjakovë gjithçka është gati për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, edhe pas njoftimit të bërë mbrëmjen e djeshme nga kryeministri Edi Rama për anulimin e saj.

Gazetari Ergys Gjençaj, i ndodhur në Gjakovë, bën me dije për , se qeveria e Kosovës me keqardhje ka thënë se u anulua në mënyrë të njëanshme, dhe se ata që e pësojnë janë qytetarët, pasi do të nënshkruheshin 13 marrëveshje mes dy vendeve.

Mbledhja ishte parashikuar të niste ditën e sotme në orën 11:00, mbledhja e tretë e këtij lloji.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×