“Kemi lojtarë që luajnë nëpër botë”, Kola: Edhe ne na kanë vjedhur, por Tirana fitonte! Partizani e meritoi

Shqipëria luan dy ndeshje të rëndësishme për eliminatoret e Europianit dhe në prag të këtij takimi, Agustin Kola ka vlerësuar kuqezinjtë. Në një intervistë për “Panorama Sport” në “Panorama TV”, Kola u shpreh se kuqezinjtë kanë mundësi, teksa analizoi edhe Tiranën e Partizanin.

Moldavia? Të them të drejtën ky ekipi i sotshëm nuk ka shumë mungesa pasi herë të tjera ka pasur dëmtime. Thuajse të gjithë luajnë jashtë dhe pres një ndeshje të bukur dhe moldavët nuk janë më mirë se ne. Të them të drejtën pres një rezultat pozitiv.

Ndeshja? E keni parë edhe vetë në vitet e fundit që kanë thyer ekipe më të forta se Moldavia. Më pëlqen sepse është grup i plotë dhe lojtarët janë në formën më të mirë dhe shpresoj që të fitojmë.

Lojtarët? Janë lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Europë. Lojtarë me përvojë dhe që kanë mbi shpatulla shumë ndeshje me kombëtaren dhe që janë profesionista.

Sadiku? Ai ka qenë baza e Kombëtares dhe gjendja e tij është shumë e mirë me aq sa kam marrë vesh. Është lojtar që jep shumë rezultat në fushë për ekipin tonë por në radhë të parë është grupi.

Ndeshja e parë në shtëpi? Të flasim me logjikë, janë trajnerë me përvojë. Ato fjalë që thuhen, ai nuk i sheh ndeshjet me frikë por për t’i fituar. Moldavia nuk është Spanja, Franca dhe as Italia. Të mos e fusim në presion.

Lider i kombëtares? Shpresojmë që të ecim më para. Kjo punë është me breza. Nuk kemi më Canën e këto çuna. Të mos e vëmë ekipin dhe trajnerin në presion.

Entuziazmi dhe Reja? E kam thënë që kanë qenë lojtarë të tjerë. Sot janë brez i ri dhe janë me perspektivë. Për sa luajnë në Europë nuk janë kot, nuk të mban kot bota.

Ishujt Faroe? T’i marrim gjërat me radhë, të kalojmë një herë Moldavinë. Ata janë edhe më dobët.

Rezultati? Unë them se nuk mundemi me Moldavinë. Nuk dua të bëhem si bixhozxhi. Mund të luash mirë dhe nuk fiton por unë dua të fitojmë. Ka rast që luan edhe keq por fiton.

Goli ndaj Polonisë? E kam thënë gjithmonë, kur shkonim të luanim, shkonim për të mos pësuar shumë gola. Por në fund e përballonim kur mblidheshim. 1 ndeshje në vit luanim me ekipe jashtë Shqipërie ndërsa këto sot luajnë shumë me botën.

Kualifikueset? Të fitojmë të shtunën dhe shpresojmë sepse ka edhe ekipe të forta. T’i marrim gjërat shkallë-shkallë.

Kombëtarja e vajzave U16? Futbolli i femrave nuk ka shumë vite por ka shumë goca që kanë dëshirë për futboll dhe kanë më shumë inat se çunat. Në kaq vite, them se kanë ecur mirë.

Evoluimi i futbollit të femrave? Shoh që ka rritje nga viti në vit.

Tirana dhe titulli kampion? Çfarë të them për Tiranën. Faji është i joni! Ishim 5 pikë para, dolëm para. Jam shumë dakord që edhe ne në kohën tonë na kanë vjedhë por kemi luajtur futboll deri në fund. Përderisa Partizani fitoi titullin, do të thotë që e meritoi. Këto dy ekipe ishin për titull. Nuk është turp që fitoi Partizani sepse janë elitë, edhe pse dëshirë kisha që ta fitonte Tirana.

Rinovimi i Shehit? E shoh si vendim të drejtë. Të marrësh një trajner të ri duhet njohur me ambientin dhe Shehi e njeh shumë mirë. Duhet të ruajë grupin por duhen edhe përforcime pasi duhen cilësorë.

Largimi i Kolelës? Këto janë probleme të brendshme të presidentit me trajnerin. Varet sepse sot futbolli është biznes. Nuk i di rrethanat dhe nuk mund të flas me hamendje. Trajneri e arriti qëllimin e tij dhe ne flasim vetëm nga jashtë”, u shpreh Kola.PanoramaSport

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×