VIDEO/ Fitore në fund, Spanja në finalen e Nations League, bie Italia

Spanja është finaliste e Nations League, pasi mundi 2-1 Italinë në De Grolsch Veste (Enschede), në sfidën e luajtur në Holandë. Prapavija italiane e nisi ndeshjen me gabime, teksa sulmuesi i Villareal Pino nuk fali, duke zhbllokuar ndeshjen që në minutën e 33-të.

Skuadra e De La Fuentes nuk gëzoi gjatë, pasi Robin Le Normand shkaktoi penallti në minutën e 10-të, pas një tprekje të topit me dorë. I saktë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua Immobile, që dërgoi sferën në krahun e kundërt të Simon.

Ekipi i Roberto Mancinit përmbysi sfidën në minutën e 21-të me golin e mesfushorit të Sassuolos, Davide Frattesi, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Spanja dominoi me mbajtjen e topit dhe u shpërblye me gol në fund me Joselu. Kjo kombëtare do përballet në finale me Kroacinë, të dielën.

 

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×