Avokati i muxhahedinëve reagon pas aksionit të policisë: Një 65-vjeçar ka humbur jetën, ka vdekur kur ka shkuar policia

Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj tha në një një intervistë për News 24 se është konfirmuar që një person 65 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme.

Ai tha se të paktën 50 persona të tjerë janë plagosur gjatë aksionit të policisë brenda kampit në zonën e Manzës.

“E kam të konfirmuar nga burime nga brenda. Trupi ndodhet brenda në kamp. Është i moshës 65 vjeç. Ai burrë nuk ka vdekur as dje, as nuk do vdiste nesër. Ka vdekur kur ka shkuar policia. Më lejoni të marr informacion dhe do t’ua komunikoj”, tha Gjokutaj.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×