Partizani mëson rivalin e Champions League, ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri

Partizani ka mësuar kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Champions League. Përballë të kuqve do të jetë skuadra bjelloruse e BATE Borisov. Me këtë rival më parë është ndeshur edhe Skënderbeu.

Në rast se kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Champions League, kalojnë në turin e dytë të Conference League. Ndeshjet e para do të luhen më 11 ose 12 korrik, kthimi pas një jave.

Ndërsa Ballkani, kampioni i Kosovës, ka “peshkuar” bullgarët e Ludogorets. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja merr pjesë për herë të dytë në këtë kompeticion, teksa vitin e kaluar e kaluan turin e parë të Champions League.

Struga, kampione e Maqedonisë së Veriut, do të ndeshet me kampionët e Lituanisë, Zalgiris. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë.

Shorti

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×