Vdekja në kampin Ashraf/ “Drejtuesit e MEK më njoftuan për banorin”, kreu i Policisë së Shtetit: Konkluzioni do dalë pas ekspertizës

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka folur sot në lidhje me aksionin policor në kampin ku qëndrojnë muxhahedinët iranianë.

Rrumbullaku foli në lidhje me vdekjen e një personi ditën e sotme në kamp, teksa shpjegoi se gjatë kohës që policia po kryente ndërhyrjen ai vetë është njoftuar nga krerët e MEK se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor i tre që kishte ndërruar jetë.

Ai shtoi se në lidhje me këtë çështje është ngritur një grup hetimor, ndërsa tha se do dalë një konkluzion i qartë për këtë rast pas ekspertizës mjeko-ligjore.

“Gjatë kohës që kryheshin veprimet nga drejtuesit e MEK jam bërë me dije se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor i tre që kishte ndërruar jetë. Për sa sipër është ngritur një grup i posaçëm hetimor, oficerë të policisë gjyqësore Durrës. Pas daljes së ekspertizës do nxirrni konkluzionin tuaj dhe nuk dua të prononcohem më tej për këtë çështje”, u shpreh Rrumbullaku.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×