Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka lajmëruar sot thirrjen pas dy ditësh të Këshillit Kombëtar.
Në rend të ditës dy janë çështjet kryesore, shqyrtimi i dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt si nënkryetar i partisë dhe diskutime e vendimmarrje në prag të zgjedhjeve për kryetar të PD-së në 29 korrik. Në kulmin e përplasjeve në PD-në zyrtare, Bardhi duket se ka vendosur të provokojë Alibeajn, i cili tashmë është pozicionuar në krah të ish-kryetarit të partisë, Lulzim Basha.
Alibeaj dha dorëheqjen si nënkryetar dhe kryetar i komanduar i PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit.
()