Zyrtare, Bayern ndan rrugët me Sadio Mane, sulmuesi bashkohet me Cristiano Ronaldon

Pritej vetëm zyrtarizimi dhe tashmë nuk ka më dyshime. Sadio Mane nuk është më futbollist i Bayern Munchen. Klubi kampion i Gjermanisë ka ndarë rrugët me sulmuesin senegalez, pasi ky i fundit nuk u përshtat te skuadra.

Mane zhgënjeu totalisht te Bayern, e tashmë është i detyruar të largohet pas vetëm një sezoni. Lojtari, në 38 ndeshje me këtë fanellë, shënoi vetëm 12 gola.

“Sadio Mané ka rënë dakord për një kalim nga FC Bayern te Al Nassr në Arabinë Saudite. Sulmuesi 31-vjeçar iu bashkua kampionëve rekord gjermanë nga Liverpool një vit më parë” – Shkruan Bayern. Sadio Mane kalon te Al-Nassr dhe bashkohet kështu në një skuadër me Cristiano Ronaldon.

()

“Arena e Lajmit”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×