“Pokeri” i Liverpulit do bënte të pasur tifozin e Junajtidit, njihuni me bastin e çmendur nga Anglia

Një tifoz i Mançester Junajtidit mund të fitojë 100 mijë paund në rast se Liverpuli fiton 4 trofetë e këtij sezoni. 72-vjeçari Fill Uorthington vendosi një bast 100 paundësh në fillim të sezonit që “Reds”-at do të fitonin çdo trofe ndërsa koeficienti ishte 1000.

567

Ish-elektricisti sot në pension tha për “The Sun”: “Nuk do të doja që Liverpuli të fitonte, por këto janë bastet më të mundshme. Në rast se ata do të fitojnë pesë ndeshjet e mbetura dhe Siti do të humbasë njërën, atëherë do të fitoja.

Ato para do t’i shpenzoja për bileta avioni për të vizituar vajzat e mia në Australi dhe do t’ia bëj qejfin vetes me një makinë të re”, tha pensionisti. Liverpuli e ka siguruar trofeun e parë sezonal që në shkurt, Kupën e Ligës në finalen kundër Çelsit. Blutë e Londrës do të jenë rivalët e skuadrës së Jyrgen Klopit edhe në finalen e Kupës FA më 14 maj.

Liverpuli do të diskutojë më 28 maj në Paris edhe finalen e Ligës së Kampioneve përballë Realit të Madridit. Më të komplikuara janë gjërat në kampionat, ku ata renditen në vend të dytë në tri javët e mbetura, -3 pikë nga kryesuesit e Mançester Sitit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×