Jack Grealish mbetet thatë, Guardiola i ndalon alkoolin, nuk ka party pas suksesit në Superkupë

Për herë të parë në histori, Man.City fiton Superkupën e Evropës. Në Pire, ekipi i Pep Guardiolës shijon këtë sukses, por përballë ekspertëve të Sevilla-s vuajtën jo pak, u desh ruleta e penalltive për të shpallur një fitues. Pa De Bruyrne, por me blerjen e bujshme Gvardiol në fushë, City mori shpejt kontrollin e lojës, por Sevilla i ndëshkoi në zbritjen e parë në sulm. En-Nesyri fitoi duelin në zonë me dy qendrat e Man.City dhe me kokë kaloi Sevilla-n në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë, Sevilla kishte shansin e artë të “vriste” këtë sfidë, por En-Nesyri i vetëm përballë Ederson shpërdoroi një shans të artë. Në minutën e 63-të, Man.City barazoi shifrat në 1-1, me Palmer që me kokë u tregua i saktë në zonë duke dërguar topin në rrjetë.

367437127 857649099058260 4433155010646010753 N
367437127 857649099058260 4433155010646010753 N

Në minutat e mbetura dy ekipet provuan të gjenin golin e fitores, por pa sukses, duke bërë që fati i finales të vendosej nga pika e bardhë e penalltisë. Djemtë e Guardiolas u treguan perfekt nga 11 metra distancë duke shënuar 5 nga 5 penalltitë, ndërsa për Sevilla-n gaboi vetëm Gudelj, duke bërë që festa në fund të ishte për “qytetarët”.

365789175 857687062387797 1067456350109128442 N
365789175 857687062387797 1067456350109128442 N

Pep Guardiola me djemtë e tij nuk e fshehën gëzimin për këtë sukses të rëndësishëm, por këtë herë tifozët e City nuk do kenë shansin të festojnë në rrugët e qytetit së bashku me beniaminët e tyre. Me sarkazëm, Guardiola falënderojë Federatën Angleze të Futbollit që nuk i lanë asnjë ditë më shumë pushim, nuk ndryshoi orarin e sfidës me Newcastle qoftë dhe me një ditë, por e lanë sipas programit të shtunën. Për këtë arsye, Guardiola i ka mohuar Jack Grealish me shokë të konsumojnë pije alkoolike.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×