VIDEO/ Uzuni nuk ndalet më, asist dhe pastaj “qeth shtyllën” në ndeshjen e Granadës

Myrto Uzuni dukej se kishte nevojë për atë gol të parë të shënuar në La Liga për t’u zhbllokuar dhe për të treguar të gjithë potencialin e tij. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, pas golit të shënuar në fundjavë, është kthyer edhe sot protagonist që në pjesën e parë të ndeshjes së Granadës ndaj Atletik Bilbaos.

uzuni feston

Në minutën e 35 të sfidës ishte sulmuesi i përfaqësueses kuqezi u bë protagonist në golin e avantazhit. Kolado vodhi topin para zonës kundërshtare dhe e pasoi te Uzuni i cili kishte mundësinë ta dërgonte vetë në portë, por zgjodhi t’ia kthente përsëri shokut të skuadrës i cili ishte në pozicion më të favorshëm dhe nuk gaboi duke e çuar në rrjetë.

Pak minuta më vonë, Uzuni provoi vetë me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por topi shkoi jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtë të portierit të Bilbaos.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×