Marash Kumbulla është një nga futbollistët shqiptarë që për shkak dëmtimi ka humbur fillimin e sezonit. Sipas asaj që thotë agjenti i mbrojtësit të Romës, Gianni Vitali, rikuperimi po shkon mirë, ndërsa nuk bën dot parashikime të sakta për rikthimin e tij në fushë.
“Ka dëshirë të madhe, rikuperimi po ecën shumë mirë. Stafi mjekësor te Roma është i një standardi të lartë, dëshira e tij për t’u kthyer është sigurisht e madhe. Ai ndihet më mirë ditë pas dite dhe gjithashtu i ndihmon shumë moralit të tij. Kanë qenë ditë të vështira. Ne jemi I bindur se do ta shohim sërish në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, duke respektuar gjithmonë kohën e nevojshme”.
Mendoni se ai mund të kthehet në janar?
“Gjithçka po shkon shumë mirë, por unë preferoj të mos bëj asnjë parashikim” – Tha ai.
(J.S/)