Shpërthimi në Lushnjë shkaktoi dëmet në biznese dhe banesa, nga e hëna një grup pune i bashkisë verifikon në terren humbjet

Shpërthimi i fuqishëm në kapanonin që ishte në ndërtim e sipër në Lushnjë, shkaktoi dëme të mëdha shumë, jo vetëm njerëzore, por edhe materiale.

Nga shpërthimi i fortë, që pasoi me një flakë gjigante, nga shpërthimi i bombolave të oksigjenit, u shkaktuan dëme të mëdha në godinat, biznese dhe shtëpi afër vendngjarjes.

Të gjendur përballë kësaj fatkeqësie, pronarët e bizneseve dhe ata të banesave u shprehën për mediat se dëmet që kishin pësuar ishin të mëdha, ndërsa prisnin ndihmë nga bashkia.

Gazetari Juljan Kasapi konfirmon për se ka pasur një bisedë telefonike me kryetaren e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa. Kjo e fundit ka konfirmuar se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.
()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×