7Marsi/ Lulzim Basha: Ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar sot mësuesit për festën e 7-Marsit.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kjo ditë është e veçantë për familjen e tij ku ka uruar edhe nënën e tij e cila ka punuar si mësuese për shumë vite.

Basha u shpreh se është besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar.


Postimi i plotë:

Nga zemra dua të uroj çdo mësues shqiptar të djeshëm e të sotëm, Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje për çdo ditë të jetës që me vështirësi dhe sakrifica por me shumë dashuri i’a keni kushtuar dhe kushtoni mësimdhënies.
Çdo 7 Mars është një ditë e çmuar edhe për familjen tonë. Prandaj edhe sot një urim i veçantë shkon për nënën time që shërbeu një jetë të tërë si arsimtare për shumë breza nxënësish dhe prindërish që e urojnë dhe kujtojnë si zyshën e tyre të preferuar.
Kam shumë shpresë dhe besim, se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×