Konflikt interesi? Zhupa: Le t’i drejtohemi SPAK-ut për Ndrecën. Deputeti: Vetëm nga ty që nuk pres këshilla! Jam më i aftë se ty. Përplasje dhe me Vokshin

Ina Zhupa dhe deputeti Plarent Ndreca janë përplasur sot në komisionin për Sterizimet.
Diksutimi:
Ina hupa: Çështjet shëndetësisë janë sensitive. Ndreca ju pranuat që ishit avokat i një prej personave të përfshirë në aferë, pra jeni në konflikt interesi. Le t’i drejtohemi SPAK dhe të pyesim nëse Ndreca ka qenë ndonjeherë avokat. PS ka mjaftueshëm resurs për të qenë nënkryetar të komisionit nëse Ndreca është në konflikt interesi.
Plarent Ndreca: Nuk e kuptoj insistimin për emrin dhe prezencën time. Nuk di ku e keni merakun, por duhet ta marri mendja që profesionalisht jam më i aftë se ty për të kuptuar situatën. Vetëm nga ty nuk pres këshilla.
Vokshi: Nuk ju lejoj me këtë fjalë?
Ndreca: Si në çfarë mënyrë?
Vokshi: Do ju heq fjalën!
Ndreca: Ti nuk e kupton fare se çfarë është fjala etike.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×