Faza vendimtare e sezonit, sulmuesi i Romës në dispozicion të De Rossit, shumë shpejt pjesë e grupit

Së pari Lecce, më pas derbi ndaj Lazios në kampionat dhe më pas takimi ndaj Milanit në çerekfinalen e Europa League. Për Romën do të jetë një prill me tension të lartë, një muaj që mund të vendosë shumë, sa i përket objektivave të sezonit.

Në takimin e fundit ndaj Sassuolos, trajneri De Rossi nxori nga fusha Romelu Lukakun i cili nuk ishte në gjendje perfekte, ndërsa s’mund të llogariste as në shërbimet e  Paulo Dybala për shkak të një dëmtimi të lehtë.

Shkalla e dëmtimit të argjentinasit nuk është shqetësuese, dje Dybala ka zhvilluar stërvitje të personalizuar me synimin për t’u rikthyer në grup ditën e mërkurë. Sulmuesi është pjesë e rëndësishme e skemave të teknikut dhe do t’i japë një dorë skuadrës në fundin e edicionit.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×