Siguria dhe menaxhimi i kufijve/ Konferenca Ndërministeriale e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Balla: Të bashkëpunojmë për prosperitetin e qytetarëve

Kryeqyteti shqiptar mirëpret për herë të dytë brenda pak muajsh, Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në takimin e sotëm, përgjatë diskutimeve në nivel politik dhe në nivel teknik, ministrat e Brendshëm dhe specialistë të nivelit të lartë do të diskutojnë mbi menaxhimin e integruar të kufijve e flukseve migratore, si dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal e më gjerë në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministi i Brendshëm Taulant Balla, në fjalë e tij tha se nëse bashkëpunohet, mund të garantohet një rajon i sigurt dhe mund të ndërtohet një e ardhme ku siguria dhe prosperiteti janë garanci për qytetarët.

“Në shtator 2023 u mblodhëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Kemi dakordësuar të kemi një qasje më të fortë në menaxhimin e kufijve.
Le të konfirmojmë edhe sot përpjekjet për një rajon më të qendrueshëm dhe për bashkëpunim të thelluar. Bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme ku siguria dhe prosperiteti janë garanci për qytetarët tanë”, u shpreh Balla.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×