Shpërthimi në lokalin e kryetarit të Rithemelimit të PD në Malësi të Madhe, ja pamjet nga vendngjarja

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Razëm të Malësisë së Madhe. Fotoja është siguruar për nga gazetari Senad Nikshiqi. Lokali në fjalë është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i Rithemelimit të PD Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ferdi Sterkaj u zgjodh më 19 maj kryetar i rithemelimit të PD në Malësi të Madhe ndërsa ishte kandidat i vetëm në listë, pasi kandidatët e tjerë u dorëhoqën.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×