Projekt-rezoluta antikorrupsion, Çipa: Pushteti politik fiton autoritet mbi institucione të tjera. Gjithçka do shihet kur të nisë funksionimi

Opinionisti Aleksandër Çipa në emisionin Open në News 24 të moderatores Eni Vasili ka komentuar projekt-rezolutën antikorrupsion të PS-së.

Çipa theksoi se pushteti politik fitoi autoritet mbi institucione të tjera antikorrupsion. Sipas tij, gjithçka do të shikohet kur ajo që u miratua sot të nisë funksionimin.

Aleksandër Çipa: Rezoluta krijon komision që do të kontrollojë disa komisione të tjera. Ajo që ndodhi të lënë të besosh se te klasa politike është loja e përbashkët, që mos të ketë pushtet që të kalojë shtatin e shtatit politik. Ky Komision do të rrisë kapacitetet për kontrollin e institucioneve që merren me antikorrupsionin. Faktori ndërkombëtar kërkoi që mos preken disa kompetenca të SPAK. Jep mundësinë që pushteti politik të ketë autoritetet mbi institucionet e tjera të antikorrupsionit. Gjithçka sesi shkon do të shikohet në momentin që do të funksionojë Rezoluta.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×