Në 2023 Shqipëria pësoi 46 sulme kibernetike, 70% e tyre nga gabimet njerëzore,Tafa: Kanë efekte të larta financiare

TIRANE

Gjatë vitit, 2023 sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Shqipëria është rrezikuar nga 46 sulme kibernetike, 12 prej te cilave ishin me efekte të larta financiare.

70% e këtyre sulmeve u bënë për shkak të gabimeve njerëzore, si rezultat i neglizhencës apo mungesës së njohurive. Në kuadër të këtyre statistikave shqetësuese, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, organizuan një trajnim të rëndësishëm me temë “Higjiena kibernetike dhe praktikat më të mira të sigurisë”.

Ky trajnim synon të forcojë njohuritë dhe praktikat më të mira të sigurisë kibernetike, duke ofruar një platformë të rëndësishme për diskutim dhe shkëmbim përvojash.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×