Komisioni antikorrupsion pritet të miratohet nesër, Salianji kundër: Opozita s’mund të përdoret si instrument për të luftuar SPAK-un nga Rama

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur kundër komisionit për reformat, që pritet të miratohet nesër në Kuvend.

Mes të tjerash ai shtoi se ky komision është propagandistik.

“Për mua nuk duhet të kemi pjesëmarrje në një komision i cili u bë në mënyrë të njëanshme, i cili u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama që është një hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët për të gjithë situatën që po ndodh sot. Të besosh që Edi Rama që ka ngritur një sistem korrupsioni, jo vetëm korrupsioni, por edhe krimi të futur në institucionet më të rëndësishme të këtij shteti ka ndonjë merak për reformë. E dyta, unë nuk besoj që Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik, nuk është bojkot fare. Ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale.”, tha Salianji.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×