Sezoni turistik, 300 mjekë në 34 qendrat shëndetësore verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte pjesë e aktivitetit të organizuar në kuadër të hapjes së sezonit turistik bashkë me 300 mjekët dhe infermierët të cilët do të jenë pjesë e 34 Qendrave Shëndetësore Verore në të gjithë vendin.

Kociu theksoi angazhimin e qeverisë dhe MSHMS për të siguruar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë, pasi janë ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar mirëqenien e qytetarëve dhe turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror.

“34 qendra shëndetësore sezonale janë gati në funksionim, Urgjenca Kombëtare gati në shërbim, OSHKSH me gjithë procesin sfidues të rekrutimit është gati, ISHSH me gjithë masat higjeno-sanitare ka qenë në krye të detyrës, ISHP me procesin sfidues të dezinsektimit dhe ku ishim nga veriu në jug në të gjithë zonat e nxehta dhe problematike është gati”, tha ajo.

Koçiu u shpreh se “nuk janë vetëm qendrat sezonale që i përgjigjen gjithë fluksit të turistëve dhe pushuesve, por kemi edhe qendrat shëndetësore, spitalet rajonale që gjithashtu janë në suport dhe mbështetëse në momentin që ka një urgjencë apo nevojë për një shërbim më të specializuar. Gjithë strukturat janë në funksion të plotë”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×