Suksesi ndaj Kaljarit, Inzagi sfidon Milanin dhe bën presion: Unë e di si fitohet titulli në javën e fundit!

Simone Inzagi dhe Interi i tij do të luajnë çdo gjë në ditën e fundit të kampionatit, aty ku edhe pse jo të gjitha gjërat varen nga ata, zikaltërve u duhet patjetër një fitore ndaj Sampdorias për të shpresuar te titulli. “Unë e di si fitohet titulli në javën e fundit”, ka qenë fjalia shpresëdhënëse e trajnerit në konferencën pas ndeshjes, referuar atij të fituar me Lacion si lojtar, që është pasuar nga ndarja e emocioneve dhe besimi që ambienti zikaltër ka ende te titulli.

INZAGI 1

Si e përjetuat atë orën nga fitorja e Milanit deri te fitorja juaj?

Më shumë se për emocionet e ditës së sotme, mendoj për emocionet e së mërkurës, kur fituam një trofe që na interesonte shumë. Ne luajtëm me Kaljarin dhe me Udinezen, dy transferta të vështira pasi kishte fituar Milani dhe ia dolëm ta përballojmë si duhet. Ishte pikërisht shembulli i Udinezes që u dhashë djemve. Sot (dje) duhej të bënim një paraqitje serioze, nuk ishte e lehtë, por ne ia dolëm. Shënuam tre gola dhe goditëm edhe shtyllën dhe ishim në të gjitha momentet të kujdesshëm.

Milani luan me Sasuolon në fundjavë, cili lojtar i Sasuolos ju pëlqen më shumë?

Sasuolo ka një ekip të shkëlqyer, me individualitete me cilësi të larta teknike. Java e fundit do të jetë e hapur në të gjitha frontet dhe mendoj se do të jetë argëtuese për të gjithë. Nuk do të dorëzohemi dhe do e luajmë të gjithën deri në fund.

Sa mundësi mendoni se keni?

Në futboll nuk duhet të dorëzohesh kurrë dhe skuadra ime e ka treguar gjithmonë këtë gjë. Nuk lëshojmë as një centimetër. Unë e kam një precedent, atë të Skudetos së fituar me Lacion në ditën e fundit dhe e di si përballohen situatat.

Nëse do të mund të riluanit një ndeshje, cilën do të zgjidhnit?

Nuk do të luaja derbin e kthimit, por ndoshta ndeshjen e parë me Liverpulin që mund të na kishte ndryshuar rrugëtimin tonë në Champions. Nga ana tjetër nëse mendoni për Bolonjën, ju them që nuk kam pishmane. Të gjithë kanë aq pikë sa duhet të kenë.

Përgatiti: NISLI GJINI


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×