Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me urdhërat që ka dhënë ditën e sotme drejtori i policisë në Fier, Skënder Hitaj.
Sipas Bardhit, Hitaj ka inskenuar ngjarje apo penguar PD në fushatë. Bardhi shkruan se janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Qarkut Fier, më ngatërron mua me Belindën, kandidatët e PD me Ceno-t dhe Klevis-t e Belindës dhe strukturat e PD me administratën e arrogantëve të sjell nga Tirana të Belindës.
Mbi çdo urdhër të paligjshëm që ke dhënë sot (6 Maj) në mbledhjen informale me vartësit e tu, për të inskenuar ngjarje apo penguar PD në fushatë, janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.
S’ka drejtor apo polici politike që ndryshon fatin që qytetarët i kanë paracaktuar Belindës tënde dhe shefit të saj Edi Rama. Ti thjesht po përcakton fatin tënd! Udhë e mbarë dhe kujdes nesër andej nga Mallakastra!
()