Këshilltari i Chris LaCivita, Philip Griffin, ishte i pranishëm në takimin elektoral të PD-së në Berat, ku lëshoi një mesazh për të gjithë mbështetësit.
Në fjalën e tij, Griffin tha se ishte i impresionuar nga mbështetja që po i jepnin qytetarët koalicionit PD-ASHM dhe kryedemokratit, Sali Berisha.
Deklarata e Philip Griffin në Berat:
Ju sjell përshëndetjet e mia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe jam këtu për t’ju thënë se Amerika është shumë e interesuar për atë që po ndodh këtu në Shqipëri, dhe veçanërisht për zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë, më 11 maj.
Shqipëria është në një udhëkryq. Historia do të shkruajë se kush bëri, çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve. Ne e ndryshuar historinë në Amerika në nëntor të vitit të kaluar nëse keni dëgjuar.
Socialistët në Amerikë u përpoqën me anë të sistemit ligjor të shkatërrojnë Donald Trump. Por Donald Trump dhe populli amerikan tha jo, dhe i mposhti.
Dhe tani kam dëgjuar se socialistët këtu në Shqipëri po përdorin të njëjtat marifete. Por nuk do të ja dalin mbanë këtu.
Dr. Berisha nuk do të ndalojë së luftuari derisa të marrë Shqipërinë mbrapsht nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.
Dr. Berisha nuk do të ndalojë së luftuari në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi për punë të mira dhe të rinjtë të mos emigrojnë.
Doktor Berisha ka ndërmarrë një mision.
Unë kam qenë i përfshirë në politikë për 40 vitesh dhe nuk kam parë askënd që të punojë aq fort sa Prof. Dr. Berisha.
Dhe kam një mesazh shumë të rëndësishëm për ju; Dr. Berisha nuk mund të ja dalë vetëm, tani është koha që të gjithë ju të bëni rolin tuaj.
Tani kur të shkoni të votoni këtë të dielë në 11 maj, merrni me vete familjen tuaj, fqinjët tuaj, miqtë tuaj, çdo person që njihni, të gjithë duhet të shkojnë të votojnë.
Dhe duke bërë këtë, ju premtoj se vjen, fitorja, fitorja, fitorja.
()