Drejtuesi politik i fushatës zgjedhore të PD për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita në një intervistë në media, i pyetur për sulmet që janë bërë në drejtim të tij, gjatë fushatës nga ana e kryeministrit Edi Rama, i ka cilësuar si surprizë. LaCivita tha se i vjen për të qeshur sepse ai nuk është as kandidat dhe as nuk garon për kryeministër.
Por sipas tij, sulmet e Ramës duke e etiketuar “latifi amerikan” bëhen për të tërhequr vëmendjen e publikut nga 12 vitet e dështimit të qeverisjes socialiste.
“Edi Rama është kaq i dëshpëruar që ta mbajë pushtetin e vet, sa do të përpiqet të bëjë gjithçka të ndryshojë tematikën dhe të devijojë vëmendjen e publikut nga cështjet që janë me rëndësi”, tha LaCivita.
Chris LaCivita: Nuk e kisha menduar se do të sulmohesha nga Edi Rama. Në fakt më vjen për të qeshur sepse unë nuk jam fare kandidat, nuk jam tek lista e deputetëve, nuk po garoj për kryeministër.
Por Edi Rama është kaq i dëshpëruar që ta mbajë pushtetin e vet, sa do të përpiqet të bëjë gjithçka të ndryshojë tematikën dhe të devijojë vëmendjen e publikut nga cështjet që janë me rëndësi. Pra do të më bëjë mua një cështje por mua smë shqetëson fare kjo gjë.
Fakti është se ne, unë dhe njerëzit që punoj në SHBA që duam të shohim Berishën të fitojë këtë fushatë zgjedhore, pra kur kryeministri më sulmon mua, ai po sulmon shumë prej gjërave që ne kemi luftuar.
Pra ai nuk do të flasë për 12 vitet e dështimeve të tij, ne duam të flasim. Pra cdo gjë varet e ndryshon nga territori ku ndodhemi. Por ishte surprizë për mua të sulmohesha nga ai. Por mendoj se Edi Rama është i paqëndrueshëm.
()