Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë materialet zgjedhore në Kukës

Në Bashkinë e Kukësit ka nisur sot shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielën, më 11 maj. Procesi ka nisur nën masa të rrepta sigurie dhe në prani të përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KZAZ Kukës dhe forcave të rendit.

Të parat që kanë marrë materialet zgjedhore kanë qenë qendrat e votimit me numër 0677, të vendosura në fshatrat Pakisht dhe Kosharisht, në njësinë administrative Zapod. Të dy këto fshatra përfshihen në të njëjtën qendër votimi, e cila numëron gjithsej 318 votues të regjistruar.

Shpërndarja e materialeve po vijon drejt qendrave të tjera të votimit në territorin e bashkisë, duke u nisur fillimisht nga zonat më të largëta dhe fshatrat e thellë malorë. Qëllimi është që të gjitha qendrat të pajisen në kohë me materialet përkatëse si fletët e votimit, kutitë, regjistrat, pajisjet për identifikimin biometrik, kamerat e sigurisë, etj.

KZAZ Kukës ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për një proces zgjedhor të qetë, të rregullt dhe transparent. Shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit është planifikuar të përfundojë 15 orë përpara hapjes zyrtare të votimit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook