Skënder Gega guxoi ndaj Dinamos, Partizani e mbyll sezonin me rekord në Superiore

Partizani fitoi dje ndaj Dinamos(1-2) në “Elbasan Arena”. Të kuqtë e mbyllën këtë edicion si vend i tretë në Superiore.

Skënder Gega guxoi dje me formacionin në fushë, duke qenë se edhe ndeshja nuk ndikonte për të ardhmen. Trajneri tropojan aktivizoi një formacion me moshë mesatare 21.7 vjeç.

Kjo ishte edhe skuadra më e re për këtë edicion në elitë. Një ndeshje ka mbetur për t’u luajtur ndërkohë, pikërisht Vllaznia-Egnatia. Nga finalja në “Arena Kombëtare” nuk pritet rotacion.

Partizani: Tahri(20 vjeç); Atanaskoski(28 vjeç), Janjeva(22 vjeç), Çipi(20 vjeç), Osmanllari(26 vjeç), Shanaj(23 vjeç), Malaj(17 vjeç), Jata(18 vjeç), Gudjufi(20 vjeç), Himallari(16 vjeç), Vujnoviç(28 vjeç)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook