“Financimi i partive politike dhe përdorimi i burimeve shtetërore duhet të zgjidhen”, vëzhguesi i OSBE/ODHIR: Rekomandimet tona mbetën të paadresuara

Vëzhguesi i OSBE/ODHIR, Björn Söder, ka komentuar zgjedhjet e 11 Majit, teksa deklaroi se disa prej rekomandimeve të bëra prej kohësh mbetën të paadresuara.

“Kjo nuk është thjesht një çështje e moszbatimit teknik, por çështje e përforcimit të integritetit demokratik dhe është urgjente duke pasur parasysh rrugën e Shqipërisë në negocimin me BE”, theksoi ai.

Söder shtoi se problemet me zgjedhjet, si financimi i partive politike dhe përdorimi i burimeve shtetërore duhet të zgjidhen nëse Shqipëria do që të bëjë progres drejt BE.

Björn Söder: Këto zgjedhje ishin zhvillim i rëndësishëm për Shqipërinë, për herë të parë shtetasit që jetojnë jashtë patën mundësinë të jetojnë këtu, një hap i rëndësishëm përpara dhe me shpresën që do të çojë në zgjedhje më të mira në të ardhmen.

Disa rekomandime të bëra prej kohësh mbeten ende të pa adresuara. Është shpresa jonë e sinqertë që Shqipëria do të tregojë vullnetin e duhur politik dhe të ndërmarrë hapa për adresimin e këtyre rekomandimeve ende të pazbatuara. Kjo nuk është thjesht një çështje e moszbatimit teknik, por çështje e përforcimit të integritetit demokratik dhe është urgjente duke pasur parasysh rrugën e Shqipërisë në negocimin me BE.

Forma demokratike dhe integrimi europian shkojnë dorë më dorë, vonesat në to ndikojnë. Problemet me zgjedhjet, si financimi i partive politike, përdorimi i burimeve shtetërore duhet të zgjidhen nëse Shqipëria do të bëjë progres drejt BE.

Ne jemi të gatshëm ta mbështesim institucionet e Shqipërisë dhe aktorët politikë në këtë rrugë drejt zhvillimeve demokratike.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook