Kryeministri britanik Keir Starmer viziton nesër Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes njofton se ditën e nesërme, më 15 maj 2025, në orën 13:00, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes në Tiranë.

Vizita është pjesë e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe dhe një shenjë e mbështetjes së përbashkët ndaj Ukrainës. Gjithashtu, vizita thekson rëndësinë që Britania i kushton zhvillimeve teknologjike në vendin tonë.

Njoftim i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ditën e nesërme, datë 15.05 2025, ora 13:00, Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën. Gjithashtu, kjo vizitë pasqyron vëmendjen që Mbretëria e Bashkuar i kushton zhvillimeve teknologjike në Shqipëri.

Për një organizimin sa më të mirë, lusim mediat e interesuara të akreditohen për të ndjekur nga afër këtë vizitë jo më vonë se data dita e sotme, ora 21:00.

Ju lutemi dërgoni në adresën e mëposhtme të e-mailit emrat e gazetarëve, operatorëve dhe shoferëve, bashkë me targën e automjetit.

E-mail: [email protected]

Vendndodhja e Muzeut: https://maps.app.goo.gl/8HjrMVQXtnYVJmbv6

Punë të mbarë të gjithëve!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook