“Votat në diasporë, të mbushura nga një dorë”/ Berisha: Gjysmë milion shqiptarë do kërkojnë drejtësi për procesin zgjedhor, nuk tërhiqemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj procesit zgjedhor, duke e quajtur atë një farsë elektorale dhe duke theksuar se gjysma e shqiptarëve do të kërkojnë drejtësi për atë që ai e cilësoi si krim elektoral të paimagjinueshëm.

Në një deklaratë publike, Berisha u ndal veçanërisht te votat e diasporës, për të cilat tha se ishin “të para-mbushura nga një dorë”, duke i krahasuar rezultatet me ato të një regjimi diktatorial: “Fitore me 90% për PS, si në Korenë e Veriut.”

Sipas tij, qeveria dhe pushteti po përpiqen t’ua shesin shqiptarëve zgjedhjet si legjitime, por populli, siç u shpreh ai, nuk do ta pranojë manipulimin dhe do të reagojë. Ai theksoi se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet, por do të vazhdojë misionin e saj për të zbuluar dhe denoncuar manipulimet.

“Misioni ynë sot është më jetik se kurrë,” tha Berisha, duke shtuar se kjo situatë përbën një provë për demokracinë dhe drejtësinë në vend.

Kreu i PD Sali Berisha: Kushdo që mendon se mund t’u shesë krimin elektoral shqiptarëve për ilegjitimitet, gjysmë shqiptarë do kërkojnë drejtësi për procesin zgjedhor. Ajo që bënë me votën e diasporës është edhe më e shëmtuar, të para-mbushura nga një dorë. Fitore me 90 përqind për PS si në Korenë e Veriut. Misioni sot është më jetik se sot dhe ne do ta përmbushim misionin tonë. Nuk tërhiqemi. Kjo është farsë elektorale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook