Mbyllet numërimi i preferencialeve në Qarkun e Elbasanit, ja më të votuarit. Tre socialistë presin votën e Diasporës, në garë për mandatin e 10-të

Mbyllet procesi i numërimit të votave preferenciale në Qarkun e Elbasanit. Ndërkohë që pritet përpunimi i rezultateve kandidatëve fitues të listave të hapura.

Sipas rezultateve paraprake 5 kandidatët për deputetë të listës së hapur PS që u shpallën fitues në mbyllje të procesit të numërimit janë Sara Mila, Sajmir Hasalla, Olsi Komici dhe Aulona Bylykbashi.

Ps
Ps

Nga demokratët, të cilët jo vetëm nuk futet asnjë nga lista e hapur, por që u është hequr edhe një i listës së mbyllur, më të votuarit janë Qani Xhafa me 5099 vota, pason Dritan Mitarja me 2856 vota dhe i treti në listë vjen Alis Narazani me 1447 vota.

Pd
Pd

Vota e diasporës do të përcaktojë deputetin e dhjetë të PS në qarkun e Elbasanit. Në garë për këtë mandat janë Agron Gaxho, Shkëlqim Bullari dhe Geldon Fejzo.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook