Historia e Cassie-t, gruas që guxoi të fliste pas më shumë se një dekade heshtje

Prej kohësh e kishim humbur nga syri i medias. Cassie, këngëtarja e hitit “Me & U”, u zhduk nga qendra e vëmendjes për t’u përkushtuar ndaj një jete të re: dashurisë, familjes dhe qetësisë larg zhurmës që dikur e rrethonte.

Por në maj 2025, ajo u rikthye, jo në skenë, por në një sallë gjyqi — si dëshmitarja kryesore në procesin penal kundër ish-partnerit të saj, Sean “Diddy” Combs. Dëshmia e saj e detajuar rrëqethi Amerikën: Cassie foli për abuzim të vazhdueshëm fizik, psikologjik dhe seksual, për vite me radhë. Rrëfeu për “Freak Offs” — akte të detyruara seksuale nën efektin e drogës, të cilat Diddy i regjistronte dhe ruante si material shantazhi.

“Ka zgjatur edhe katër ditë rresht,” dëshmoi ajo. “Pastaj vuanim pasojat: dehidrim, përgjumje, shpërfytyrim.”

Pas ndarjes me Diddy-n në 2018, Cassie nisi një jetë të re me trajnerin personal Alex Fine, me të cilin u martua në 2019. Sot, janë prindër të dy vajzave dhe presin një djalë. Në rrjetet sociale ajo shpërndan copëza dashurie, thjeshtësi dhe jetë të shëndetshme, ndërsa bashkëshorti i saj ka qenë krah saj gjatë gjithë procesit gjyqësor, duke e mbrojtur publikisht me fjalë të forta kundër dhunës ndaj grave.


Në nëntor 2023, ajo hapi dosjen e parë ligjore kundër Diddy-t, duke e akuzuar për përdhunim dhe trafikim seksual — padi që u mbyll me një marrëveshje brenda 24 orësh. Por kjo nuk e ndaloi zinxhirin: pas saj, erdhën akuza të tjera, një hetim federal dhe më në fund, arrestimi dhe padia penale ndaj Diddy-t në shtator 2024.

Cassie, tashmë 8 muajshe shtatzënë, është bërë zëri i shumë grave që për vite me radhë janë ndjerë të pafuqishme përballë pushtetit, frikës dhe sistemit që hesht.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook