PSG, dhurata për ofensivën mund të jetë sulmuesi i njohur

Paris Saint-Germain ëndërron ta përfundojë sezonin duke fituar Champions , por njëkohësisht po mendon edhe për sesionin e ardhshëm të merkatos.

Sipas Bild, klubi parizien do të donte të forconte repartin sulmues me një numër 9 të vërtetë dhe objektivi kryesor është Serhou Guirassy.

Sulmuesi nga Guinea, i cili aktivizohet në radhët e Borussia Dortmund ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Champions, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 5 asiste në 14 ndeshje.

Numrat duken joshës, me Milanin dhe Juventusin që janë pas dere.

Guirassy është në kulmin e karrierës së tij dhe ky mund të jetë shansi i tij i fundit për t’u transferuar në një klub të nivelit të lartë.

 

Fc St Pauli 1910 V Borussia Dortmund Bundesliga 6 Scaled
Fc St Pauli 1910 V Borussia Dortmund Bundesliga 6 Scaled


“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×