Gati për një aventurë të re, Xavi Simons larg Leipzig

I blerë plotësisht për 80 milionë euro në fund të janarit të kaluar, pas arritjes së marrëveshjes me PSG-në, Leipzig tani rrezikon të humbasë Xavi Simons. Talenti holandez 22-vjeçar, në fakt, sipas asaj që u zbulua nga eksperti i njohur i tregut të futbollit ndërkombëtar, Fabrizio Romano, ka marrë vendimin për t’u larguar nga klubi gjerman që në afatin kalimtar të verës së ardhshme, pavarësisht se kontrata skadon më 30 qershor 2027.

Simons tani i ka idetë e qarta dhe është i vendosur të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij. Leipzig  tashmë është në dijeni të pozicionit të Xavi Simons dhe po kërkon zëvendësuesin.


“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×