Në një javë G’iro d’Italia, zgjedhjet dhe Samiti i BE! Lubonja: Kryeministri, si partia-shtet që përfaqëson Shqipërinë

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News 24, ka komentuar ngjarjet e ngjeshura të javës në Shqipëri – përfshirë zhvillimin e etapës së Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samitin e liderëve të Bashkimit Europian – duke ngritur akuza ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama përfaqëson vendin.

Sipas Lubonjës, vendi po drejtohet si “parti-shtet”, ku pushteti përfaqësohet nga një njeri i vetëm. “Këta liderët e BE vijnë këtu dhe ylli i Samitit është logoja e Ramës në fushatë. Sikur jemi partia-shtet, duket sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping-in,” – tha ai, duke e krahasuar qeverisjen me atë të një regjimi autoritar.

“Europa e përdor Shqipërinë për interesat e saj,” – u shpreh ai, duke shtuar se shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i varësisë ndaj ndërkombëtarëve. Lubonja theksoi se, sipas tij, sa më shumë zullume që ndodhin, aq më shumë e thellon pushtetin Rama, duke krijuar një realitet ku kontrolli politik dhe propagandistik mbulon problematikat serioze të vendit.

Fatos Lubonja: E shoh si skenar, që këtë javë ka qenë Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samiti. Këta liderët e BE vijnë këtu dhe se ylli i Samitit ishte ajo logo, që dilte Rama në fushatë elektorale. Sikur jemi partia-shtet, sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping. Rama, duket si partia-shtet që përfaqëson Shqipërinë. Sa më shumë zullume, aq më thellë fiton Rama. BE angazhohet për shtet të së drejtës, e këtu është narko-shtet, duke ngritur kulla e bëjnë sikur nuk i shikojnë. Europa e përdor Shqipërinë për interesa të saj. Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook