Samiti i Komunitetit Politik Europian diskutoi disa çështje të rëndësishme, por kryesorja ishte siguria, duke i referuar luftës Rusi-Ukrainë. Në mesin e shumë raportimeve, u tha që Europa mund të dërgojë trupa në mbështetje të Ukrainës.
Kryeministrja Giorgia Meloni ishte kundër kësaj ideje gjatë intervistave për mediat italiane, por menjëherë më pas ka ardhur reagimi i presidentit francez Macron, i cili thotë se ka pasur një keqinterpretim.
“Pati një keqinterpretim të bisedimeve të fundit në Kiev mbi luftën në Ukrainë, sepse diskutimet nuk përmendën kurrë dërgimin e trupave”. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në fund të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
“Nuk u ngrit kurrë për asnjë sekondë çështja e dërgimit të trupave”, tha kreu i shtetit francez. “Bëhet fjalë për arritjen e një armëpushimi nga Rusia, për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme me garanci sigurie për të cilat vendet tona, ekipet tona kanë punuar prej javësh dhe që janë të njohura për të gjithë” – përfundoi Macron.
()