Emma Stone përballet me një ‘sulm’ të papritur në Festivalin e Kanës

Në mesin e elegancës dhe shkëlqimit të Festivalit të Filmit në Kanë, një moment i papritur u bë qendra e vëmendjes. Aktorja e njohur hollivudiane, Emma Stone, pati një përballje jo me një koleg aktor, por me… një bletë.

Teksa parakalonte në tapetin e kuq përkrah kolegëve Austin Butler dhe Pedro Pascal, Emma u gjend në një situatë të sikletshme, kur një bletë filloi të sillet rreth saj. Me një shprehje të shqetësuar, ajo përpiqej ta largonte, por insekti nuk po dorëzohej. Austin Butler tentoi ta trembte me frymë, ndërsa Pedro Pascal ndërhyri me një lëvizje të dorës për ta larguar përgjithmonë.

Gjatë kësaj kohe, Emma qëndroi pranë Pedro-s, duke u përpjekur të shmangte bletën, ndërsa atmosfera u kthye për pak çaste në një skenë spontane, që bëri të gjithë të qeshin. Pas incidentit, të tre aktorët vazhduan të pozonin me qetësi përpara kamerave, por ndërhyrja “dramatike” nuk i shpëtoi rrjeteve sociale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook