Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

Pas muajsh diskutimesh, mundësish, thashethemesh dhe emrash të mundshëm, përfundimisht duke se ka “tym të bardhë”: Igli Tare do të jetë drejtor sportiv i Milanit që nga sezoni 2025/26. Nxitimi për emërimin ka ardhur nga pronari i RedBird, Gerry Cardinale, pas humbjes së rëndë ndaj Romës që largoi përfundimisht Milanin nga Europa, dhe pas takimit me administratorin Giorgio Furlani është arritur një marrëveshje verbale që do të mundësojë hyrjen e ish-lojtarit të Lazios në strukturën e klubit kuqezi.

Tare e cila është edhe përzgjedhja e parë e Ibrahimoviç do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare (përgjithësisht me një strukturë 2+1 dhe opsion për klubin) me pagë neto 800 mijë euro në vit.

Në kontaktet e muajve të fundit mes Tares dhe Furlanit ishte arritur një bazë marrëveshjeje dhe tani, pasi u konstatuan pamundësitë për të shkuar në pista të tjera, Milani ka vendosur të përshpejtojë dhe të arrijë marrëveshje totale me ish-sulmuesin shqiptar, i cili ka një marrëdhënie shumë të mirë me Geoffrey Moncadën dhe do të punojë ngushtësisht me të për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe lojtarëve që do të merren si dhe ata që do të sakrifikohen në merkaton e ardhshme.

Vlerësimet përfundimtare do të jenë kompetencë e CEO-s Giorgio Furlani, por ish-lojtari i Lazios, i cili aktualisht është pa kontratë, do të fillojë të jetë operativ menjëherë: e hëna pritet të jetë dita e nënshkrimit të kontratave, dhe pastaj Tare do të ngarkohet zyrtarisht për të zhvilluar një projekt teknik trevjeçar, me të cilin Milani, përmes goditjeve të rëndësishme dhe të perspektivës, synon të rritet në mënyrë eksponenciale dhe të kthehet sa më shpejt në skenën e Ligës së Kampionëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook