Çdo fillim e ka një fund, Modriç largohet nga Reali, karrierë e pasur me trofe

Çdo fillim e ka një fund. Luka Modric largohet nga Real Madrid. Mesfushori do të luajë në “Santiago Bernabeu” të shtunën, ndeshjen e fundit me fanellën e Los Blancos.

Ka qenë klubi mbretëror që ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Real Madridi i uron Luka Modriçit dhe familjes së tij gjithë të mirat në këtë fazë të re të jetës së tyre.

Santiago Bernabeu do t’ju nderojë këtë të shtunë, në sfidën e fundit që do të luash me ekipin tonë” – shkruan Reali.

Modric është aktivizuar në Madrid që në vitin 2012, periudhë në të cilën vinte nga Tottenham.

39-vjeçari numëron 590 paraqitje, duke fituar 28 trofe, përfshirë këtu 6 UEFA Champions League, 6 Kupat e Botës për Klube të FIFA-s, 5 Superkupa UEFA, 4 tituj të La Ligës, 2 Kupa e Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook