Greqi/ Atentat me armë brenda një vreshti në Athinë, vritet 41-vjeçari shqiptar (Emri)

Një 41-vjecar shqiptar, i identifikuar si Altin Arapaj, është ekzekutuar mesditën e sotme në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë. Ai është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.

Ka dyshime se para se të qëllohej, viktima ka arritur të telefonojë familjen e tij dhe i ka thënë gruas emrin e autorit. Altin Arapaj rezulton person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, ai rezulton i përfshirë edhe në trafik droge.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook