Në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 ishte i ftuar analisti Fatos Lubonja i cili ka diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve në 11 maj. Sipas tij prioriteti kryesor duhet të jetë denoncimi i masakrës zgjedhore dhe se jo vetëm Partia Demokratike por edhe partitë e tjera duhet të denoncojnë. Lubonja më tej shtoi se opozita ka hyrë në zgjedhje duke premtuar fitoren, por sipas tij ishte vetëm një teknikë manipulimi për qytetarët.
“Prioriteti kryesor të jetë denoncimi i masakrës zgjedhore Jo vetëm Partia Demokratike por edhe partitë e tjera duhet të denoncojnë.Analiza e zgjedhjeve duhet të jetë shumë e gjerë.
Unë mendoj se kjo cështje ka mbetur e hapur. Hyrja në zgjedhje me premtimin që do të fitonin për mendimin tim ishte një teknikë manipulimi”, tha Lubonja.
Ai u ndal më tej edhe tek humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit në të cilën theksoi se përgjegjësia e kreut të opozitës ishte mungesa e një strategjie dhe ideje më të qartë.
Sipas tij duhet të ishte krijuar një front i përbashkët opozitar e cila do të funksiononte për krijimin e ideve në zgjedhjet e 11 majit.
“Përgjegjësia e kreut të opozitës ishte mungesa e një strategjie dhe ideje më të qartë. Besoj se duhet të ishte krijuar një front i përbashkët opozitar për të krijuar ide dhe strategji të reja”, theksoi Lubonja
()