“Ky sistem zgjedhor duhet të hidhet në kosh”, Ilir Alimehmeti: Gara e vërtetë nuk ishte mes partive, mora mbi 18 mijë vota dhe nuk u reflektua

Doktor Ilir Alimehmeti, i ftuar në Log. në News24, u shpreh se ky sistem zgjedhor nuk është i mirë, është hibrid dhe duhet të hidhet në kosh.

Gara e pabarabartë që në fillim. Së pari, nëse “m’i thyen këmbët që në fillim”, nisem në disavantazh. Së dyti, ku ndryshojmë ne me PS-në? Kishim programin më të mirë që PD kishte bërë ndonjëherë. Së treti, nëse zgjedhjet nuk shprehen vullnetin e popullit, shqiptarët ikin dhe ky është fakt.

Personalisht në 18 mijë vota kam dhënë pjesën e mjaftueshme të kontributin tim. Sipas mundësive, PD më ka ndihmuar. Kam pasur edhe vëzhguesit e mi. I falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan. Por nuk jam unë që të bëj analizën në rang kombëtar, sepse unë isha vetëm në Tiranë dhe thjesht një kandidat në listë të hapur, nuk jam as në kryesi të PD-së.

Është një sistem elektoral hibrid, që nuk di çfarë emri t’i vë, që nuk reflekton votën që ke marrë. Mund të ishte bërë më mirë. Ky sistem problemin më të madh ka garën e vërtetë, që nuk ishte mes partive. Do hedhur në momentin më të parë të mundshëm në kosh, nuk na ndihmon, nuk mund të zhvendoset gara mes listës të së njëjtës forcë. Kam qenë haptas për listat e hapura. Jam me parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.

Kur shkon në terren, të pyesin a je kandidat i zonës, sepse ende mendojnë te mazhoritari. Diskutojmë në parim, ky sistem na largon nga zgjedhësit dhe pastaj njerëzit nuk votojnë fare. Sistemi hibrid nuk është i mirë, me dhjetëra mijëra vota merr pak deputetë një parti, një tjetër merr më shumë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook