“Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”/ Kuvendi Kombëtar i PD, zbulohet slogani. Flamuj të SHBA-ve, BE-së në hyrje, ja ç’po ndodh në Pallatin e Kongreseve

Pallati I Kongreseve

Kur ka mbetur rreth një orë nga nisja e Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, Pallati i Kongreseve përgatitet për të pritur qindra delegatë nga rrethet dhe jo vetëm.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa për “BalkanWeb” shihet se hyrja e Pallatit të Kongreseve është mbuluar nga një banderolë ngjyrë blu, me logon e vjetër të PD-së si dhe Kuvendin Kombëtar.

Po kështu zbulohet dhe slogani i Kuvendit: “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Në rrugicat në hyrje të Pallatit të Kongreseve janë vendosur në të dyja anët flamujt e SHBA-ve, BE-së, Shqipërisë si dhe Partisë Demokratike. 1800 delegatë do të zgjedhin sot anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook